MaqedoniTopLajm

Reshjet e shiut, ankth për fshatrat e Tetovës

“Reshjet e fundit të shiut, kane shtuar sasinë e ujit nëpër lumenjtë e vendit. Nëpër disa pika kritike ku pati vërshime dy herë brenda pesë vitesh ka filluar edhe dheu të rrëshqet. Kjo ka shtuar frikën tek banorët, sidomos ata të fshatit Shipkovicë, Poroj dhe pjesës së poshtme të Tetovës”.

Në Shipkovicë, sidomos tek lagjja e përroit, nuk është lëvizur asnjë gurë në drejtim të mbrojtjes së banorëve nga vërshimet. Madje në këtë fshat ende nuk janë riparuar as dëmet nga vërshimet e vitit 2015 ndërsa ka banorë që ende nuk janë dëmshpërblyer nga shteti.

“ Asgjë s’kanë bë hiç. Më në rrezik kjo lagje është që ndodhi atë mot. Vijmë bëjnë matje çdo vit, por s’kanë bë asgjë”.

Unë e kam të shtëpia ende dheun te livadhi im prej kur ishin vërshimet. Pa pastruar mirë ka mbet nuk është pastru”.

Jemi mësuar ma s’kemi çka të bëjmë. E shihni vet intervenim s’ka, siç ka mbet ashtu është, asgjë s’kanë bë. Ka mbet katastrofë, që në 2015 s’kanë prekur asgjë”.

Nga shtrati i lumit nuk janë pastruar ende tërësisht materialet inerte që nga vërshimet e vitit 2015, ndërsa digat e premtuara në Poroj e Tetovë, mbetën vetëm premtime. Nga Komuna e Tetovës, thonë se janë në fazë të vlerësimit të rrezikut nga vërshimet.

“Bashkëpunimi ynë me UNDP shkon kryesisht drejt vlerësimit të rrezikshmërisë. Besojmë se në një aks kohor brenda një viti me përfundimin e gjitha debateve publike do arrijmë që edhe ta aprovojmë”-tha Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

Reshjet e dy ditëve të fundit të shiut, bllokuan edhe aksin rrugor Mavrovë-Dibër si pasojë e rrëshqitjes së dheut, me ç’rast qindra banorë mbetën të ngujuar, ndërsa dhjetëra fshatra të Dibrës, dhe të Qendrës Zhupa, mbetën pa energji elektrike. Gjatë ditës së sotme, kjo rrugë është pastruar ndërsa pritet lëshimi i energjisë elektrike edhe për disa fshatra.

Bashkim Sulejmani                                             

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close