BotaLajme

Pamjet nën det, zhytësit kërkojnë personat e zhdukur nga rrëzimi i avionit

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga zhytësit e marinës në Indonezi, të cilët kërkojnë pjesët e mbetura të avionit me pasagjerë, i cili u rrëzua dy ditë më parë në det.

Deri më tani janë gjetur vetëm disa mbetje të mjetit, të cilat dolën në sipërfaqe, teksa me të gjitha gjasat “Sriwijaya Air flight SJ 182” ka përfunduar në fund të detit bashkë me 62 pasagjerët e tij.

Nga ana tjetër, kanë nisur kërkimet edhe për dy kutitë e zeza të aeroplanit që do të zbardhin ngjarjen e plotë.

Rreth 600 persona janë aktualisht të përfshirë në operacionin e kërkimit së bashku me dhjetëra anije dhe helikopterë, të cilët po punojnë për të tërhequr pjesët e trupit, rrënojat dhe veshjet e pasagjerëve nga ujërat e thellë rreth 23 metra në det.

Në këtë ngjarje tragjike, dyshohet se humbën jetën edhe 5 anëtarë të një familje: 26-vjeçari Rizki Wahyudi dhe gruaja e tij Indah Halimah Putri së bashku me djalin e tyre 7 muajsh. Në aeroplan ishte edhe nëna e Rizki dhe një kushëri i tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, kur aeroplani Boeing 737-500 do të udhëtonte nga Xhakarta drejt qytetit Pontianak kur humbi kontaktin e tij në orën 02:40, katër minuta pas ngritjes nga pista.  /e.a/noa.al/

Related Articles

Back to top button
Close
Close