LajmeRajonTopLajmTurizëm

“Radio France”: Shqipëria, destinacioni në trend

Shqipëria është kthyer në destinacionin e ri turistik në trend dhe objektivi i saj është të mirëpresë 14 milionë turistë në vit. Kështu shkruan e përditshmja franceze “Radio France” e cila thekson se vendi ynë po kunkurron vendet fqinje si Italia dhe Greqia falë çmimeve të përballueshme.

“Radio France” sugjeron që turi në vendin tonë të nisë duke vizituar Tiranën në të cilën udhëtarët e huaj do të gjejnë disa gjurmë të diktaturës së Enver Hoxhës, siç janë bunkerët e instaluar në qendër të kryeqytetiT të shndërruara së fundmi në galeri arti.

Rekomandon të vizitohet “Shtëpia me Gjethe” më 23 Maj 2017. “Shtëpia me Gjethe” ishte, në të njëjtën kohë Shtabi i Përgjimeve Telefonike të kryeqytetit ku agjentët e Sigurimit, policia sekrete, mund të ndiqnin veprimet e përditshme të 40 mijë familjeve.

Në këtë muze janë të ekspozuara të gjitha pajisjet e spiunazhit të përdorura më parë nga policia.
Pas Tiranës, turistët mund të zbulojnë Beratin, një qytet i listuar si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Rekomandon të vizitohet edhe Apolonia ku turistët do të gjejnë gjurmë të shumta historike.
Të kalosh një javë në Shqipëri nuk kushton shumë pasi ka hotele që ofrojnë çmime të leverdishme.

Në fund rekomandon turistët të mos harrojnë pa provuar edhe kulinarinë shqiptare.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close