MaqedoniTopLajm

Qytetarët do të mund të paguajnë në postë nga muaji mars

Posta e Maqedonisë së Veriut do të nis me punë nga 1 marsi i vitit të ardhshëm. Kështu se paku kanë siguruar nga Posta e vendit se deri në fund të këtij viti do të firmosin marrëveshjen me “Halk Bank” dhe banka do të lidhet teknikisht me sistemin postar brenda dy muajve.

Posta e Maqedonisë:
“Marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe do të nënshkruhet deri në fund të këtij viti. Detyrimi i bankës është që të fillojë më së voni për dy muaj, pas çka pritjet janë që më 1 mars të vitit të ardhshëm, qytetarët do të mund të paguajnë në postë”.

Posta e Maqedonisë u mbyll në muajin gusht pas falemintimit të Bankës Eurostandard me të cilin kishin marrëveshje. Që nga ajo kohë, posta vendore nuk është në dispozicion të qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close