BotaLajme

Putini mori mbështetje nga parlamenti rus për imunitet të përjetshëm

Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma, mbështeti projektligjin, që i jep presidentit rus dhe familjes së tij imunitet nga ndjekja penale pasi ai të largohet nga detyra, raporton BBC, transmeton “Zeri.info”.

Ky është një nga ndryshimet kushtetuese të miratuara në referendum gjatë muajit korrik.

Mbështetësit e presidentit Vladimir Putin dominojnë të dy dhomat e parlamentit. Mandati i katërt i Putinit përfundon në 2024-n, por projektligji, nëse miratohet nga parlamenti, do ta lejojë atë të kandidojë për dy mandate të tjera.

E ardhmja politike

Ai është 68 vjeç dhe deri më tani nuk ka trashëgimtarë të qartë, raportoi BBC-ja.

Ligji i imunitetit ka rifilluar debatin mbi të ardhmen politike të Putinit. Ai ka qenë në pushtet që nga viti 2000 dhe ka fituar një ndikim të madh.

“Pse Putini tani ka nevojë për një ligj imuniteti? A mund diktatorët të tërhiqen me vullnetin e tyre të lirë?”, shkroi kritiku i tij i ashpër Alexei Navalny në “Twitter”.

Projektligji kaloi leximin e tij të parë në Duma të martën, ku shumica e ligjvënësve i përkasin partisë së Putinit – Rusia e Bashkuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close