BotaLajmeTopLajm

TRUMP SHKARKON KREUN E AGJENCISË PËR SIGURINË E ZGJEDHJEVE

ARSYETIMI: MOSMBËSHTETJA SE ZGJEDHJET ISHIN TË MANIPULUARA

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar nga puna një zyrtar të lartë federal të sigurisë kibernetike, i cili tha se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të sigurta, dhe i cili hodhi poshtë pretendimet e presidentit për mashtrim masiv. Trump, në një postim në Twitter tha se deklarata e drejtorit të Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, Christopher Krebs në mbrojtje të sigurisë së zgjedhjeve ishte “shumë e pasaktë”.

Shkarkimi i zotit Krebs, një i emëruar po nga Presidenti Trump vjen pasi presidenti po refuzon të pranojë fitoren e Presidentit të zgjedhur,demokratit Joe Biden dhe po largon nga detyra zyrtarë të nivelit të lartë që i konsideron si jo besnikë sa duhet. Ai pushoi nga puna Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper më 9 nëntor, pjesë e ndryshimeve më të gjera që vendosën besnikët e zotit Trump në pozicione të larta të Pentagonit. Zëri I Amerikës thotë  se zoti Krebs kishte shmangur kritikat e drejtpërdrejta ndaj presidentit dhe qe përpjekur  të qëndronte mbi grindjet politike, megjithëse ai u përpoq të kundërshtonte dizinfromatat që vinin nga presidenti dhe mbështetësit e tij. Shkarkimi vjen pasi Trump refuzon të njohë fitoren e presidentit të zgjedhur demokrat, Joe Biden. Në fakt ai pretendon se kishte pasur “mashtrime masive” në zgjedhjet e tre nëntorit, se në to ‘kanë votuar edhe të vdekurit’, vëzhguesit janë ndaluar të kenë qasje nëpër venndvotime dhe ka pasur gabime të makinës së votimit. Këto pretendime për mashtrim zgjedhor të publikuara në rrjetet sociale kanë bërë që Twitter të vendosë paralajmërimin në postim duke thënë se ato janë të ‘diskutueshme’. Radio Evropa e Lirë rikujton se Christopher Krebs drejtoi Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe të Sigurisë së Infrastrukturës që nga krijimi i saj, pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016 deri në zgjedhjet e tre nëntorit. Ai ishte një nga zyrtarët më të lartë që punonte për të siguruar infrastrukturën e votimit kundër ndërhyrjeve dhe mashtrimeve të huaja. Kebs që është lavdëruar për punën e tij nga ligjvënësit e të dyja partive, në reagimin e tij të parë menjëherë pas shkarkimit shkroi se ishte i nderuar që ka shërbyer: ‘Ne e bëmë punën si duhet. Mbro sot, siguro të nesërmen!’- shkroi Kebs në Twitter. Shkarkimi i tij është kritikuar nga ligjvënës amerikanë./KlanMacedonia/

Related Articles

Back to top button
Close
Close