MaqedoniTopLajm

Protesta për rastin “Monstra”, tensione mes protestuesve, gjuhet me shok-bomba

Mijëra protestues shqiptarë kanë protestuar sot në Shkup nën moton “Drejtësi, Liri”. Kërkesa e tyre e vetme ishte drejtësi për rastin “Monstra” dhe gjitha rastet tjera të montuara , kurse njëzëri kërkuan dorëheqjen e prokurores Fatime Fetai, shkruan gazeta Lajm.

Protesta filloi nga parku i Çairit, kurse përfundoi para godinës së Prokurorisë. Gjatë tërë kohës së lëvizjes së saj, protestës i bashkëngjiteshin qytetarët e pakënaqëur nga sistemi i drejtësisë.

Protestës poashtu iu bashkangjitën edhe deputetë të koalicionit ASH-Alternativa, kurse krerët e këtyre dy partive një ditë më parë përmes gazetës Lajm kishin apeluar për pjesëmarrje të qetë dhe masive në protestë.

Kreu i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari i shoqëruar prej mijëra protestuesve para dofinës së Prokurorisë Themelore Publike kërkoi shkarkimin e prokurores Fatime Fetai. Ai ka apeluar te Këshilli Gjyqësor që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë për rastin “Monstra”. Ajdari gjithashtu.

“Kërkojmë të shkarkohet prokurorja publike Fatime Fetai, e cila ka realizuar e qarqeve politike të dorës së zezë që operon nën hije nëpër institucionet e republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u desht që gjetjen e provave eventuale dhe hetimin e rastit ta bëj me të dhëna të argumentuara e jo me asociacione. Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësorë i rastit që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë”, tha mes tjerash Ajdari, duke theksuar se në bazë të Kodit Penal aktakuza e Prokurorisë madje është e paligjshme.

Ndryshe, në rastin “Monstra”, tre vjet më parë, procedura gjyqësore filloi prej fillimit me vendim të Gjykatës Supreme, për shkak të lëshimeve në zhvillimin e procedurës. Pretendohej se bisedat e përgjuara mund të ndryshonin rrjedhën e procedurës. Por, nga Prokuroria u shprehën se “bombat” nuk kanë zbuluar detaje të reja dhe prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënime të përjetshme për Alil Demirin, Afrim dhe Agim Ismailoviqin, si dhe dënime maksimale për Haki dhe Fejzi Azirin. Aktakuza për Sami Lutën është tërhequr. Pas fjalëve përfundimtare të mbrojtjes, Gjykata Penale duhet të marrë vendim për rastin “Monstra”.

Në fund të protestës pati tentim për eskalim të situatës nga një grup të rinjsh, por ata u qetësuan nga organizatori me ndihmën e deputetëve të opozitës shqiptare.

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close