LajmeRajon

Tensione brenda në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren dhe nuk lejojnë Maznikun të prezantojë raportin për ‘Territorialen’

Opozita bllokoi foltoren gjatë punimeve të Kuvendit.

Kjo ndodhi menjëherë pasi kryetari Niko Peleshi deklaroi fundin e fjalës për procedurë dhe nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse të PS e PD për reformën territoriale.

Pasi situata u tensionua, Peleshi kërkoi sërish 5 minuta pushim për t’iu rikthyer normalitetit.

Disa minuta më pas seanca u rikthye dhe nisën diskutimet… por nuk zgjatën shumë. Sërish foltorja është bllokuar, duke çuar edhe një herë në pushim.

Pas 5 minutash pushimi seanca ka rinisur, por ende Boçi nuk liron foltoren që fjalën ta marrë Arbian Mazniku.

Related Articles

Back to top button
Close
Close