BotaShendetiTopLajm

Paralajmëron shkencëtari britanik: Bota të përgatitet, pandemia tjetër është vetëm çështje kohe

Një shkencëtar kryesor britanik ka paralajmëruar që një tjetër sëmundje që shkakton pandemi, mund të kërcënojë njerëzit dhe se është çështje ‘kur, jo nëse’.

Profesori Mark Woolhouse shtoi se është e vështirë të thuash se kur mund të shfaqet një sëmundje e tillë dhe mekanizmi i saktë se si shfaqet është gjithmonë i paparashikueshëm.

Eksperti i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut tha se gripi pandemik është në krye të listës për t’u shqetësuar, por ai shtoi se ekziston një varg i tërë virusesh të tjerë për të cilët duhet të kemi kujdes.

Woolhouse tregoi se si ai dhe disa kolegë e bënë Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shtonte diçka të quajtur “Sëmundja X” në listën e saj të sëmundjeve përparësore.

Ai tha: ‘Ne menduam se pandemia tjetër në zhvillim mund të jetë një virus për të cilin as nuk e dimë akoma, sinqerisht menduam se ishte skenari më i mundshëm.’

Woolhouse tha se çdo një apo dy vite, shkencëtarë zbulojnë një ose dy viruse që janë të transmetueshme tek njerëzit, dhe shkalla ka qenë konstante për më shumë se 50 vjet. Ai tha se kërcënimi është shumë real dhe se “bota duhet të fillojë të përgatitet”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close