MaqedoniTopLajm

Policia gjen 10 kg drogë në Hasanbeg, arrestohen dy persona

MPB ka arrestuar dy persona nga Hasanbegu i Shkupit, nën dyshimin se kanë shitur dhe prodhuar substanca narkotike dhe kanë poseduar armë pa leje.
“Gjatë ditës së sotme, pas urdhrit paraprak të gjykatësit në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup, policia ka kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera ku jetojnë A.V.(74) dhe S.V.(45) në rajonin e Hasanbegut, ku kanë gjetur paketime të një sasie të marijuhanës (rreth 10kg), vaj hashishi, një pistoletë Crvena Zastava me dy karikatorë me nga 57 plumba”, njoftojnë nga MPB.

MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 215 dhe 396 të Kodit Penal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close