
Në emisionin “Komuna thjerëz”, Kryetari i Komunës së Bogovinës ka paralajmëruar edhe zgjidhjen e një problemi të kahmotshëm për banorët e Bogovinës. Ai tha se së shpejti fillon ndërtimi i kanalizimit, ndërsa ka numëruar edhe investimet e realizuara gjatë katër viteve të qeverisjes së tij.
“Prej qendre deri në Zherovjan është përfunduar trotuari, ideja ime ka qenë që njerëzit të lëvizin lirshëm. Është goxha i gjatë trotuari, rreth tre kilometra, aty do të ketë edhe ndriçim publik. Poashtu përmes UNDP këtë verë do të fillojë edhe ndërtimi i shtratit të lumit nga mesi i fshatit deri në Zherovjan. Këto janë edhe makineria e komunës për pastrimin e rrugëve. Kemi ndërtuar objektin e ri, shtesën e Komunës, në shkollën e Bogovinës kemi ndërtuar çatinë e re, poashtu kemi vendosur sistemin fotovolltaik nëpër tre objekte. Kjo është pjesa e re e objektit, zyra të reja dhe hapsira të reja që administrata të mund të funksionojë, ndërsa unë ende nuk kam dal në zyrën e re sepse nuk e shoh prioritet. Prioritet e kam parë të ketë kushte administrata e cila është një administra e shkëlqyer”, tha Xhemaili.
Komuna e Bogovinës është ndër të rrallat që ka siguriar makinerinë vetanake për mirëmbajtjen e rrugëve në çdo sezonë të vitit.



