
Fshati Kamjan sot posedon çerdhen më moderne me kapacitet për 100 fëmijë, ndërsa së shpejti do të ketë edhe Pallatin e Kulturës, një investim i madh kapital dhe i rrallë për vendbanimet rurale. Këto dy projekte kapitale që janë ëndërr për komunat urbane, janë jetësuar gjatë mandatit aktual të kryetarit të Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili. Çerdhja është gati, ndërsa Pallati i Kulturës që ka një pamje poashtu mbreslënëse, ka arritur në fazën karabina dhe Xhemaili i cili u shpreh i kënaqur nga rrjedha e punimeve, paralajmëroi se për dy vite do të lëshohet në përdorim.
“Vendbanimi Kamjan tani posedon një çerdhe, ja kemi dhënë edhe emrin çerdhes “Jeta”. Është një çerdhe brenda standardeve më të larta, ndoshta çerdhja më e mirë këtu në rajon, do të ketë një kapacitet për 100 fëmijë. Ky është Pallati i Kulturës i cili është në fazën karabina, investimi totam i kësaj do të jetë 2.3 miljon euro, ndërsa deri tani kemi investuar 1 miljpn euro. Ka qenë një tabu temë, unë në fillim kur kam hap bisedën për pallat kulture, ndoshta edhe njerëzit që kanë qenë afër meje, skeptik kanë qenë të bisedohet për pallat kulture në komuna rurale. Është në fazën karabina, punimet shkojnë shumë mirë dhe për dy vite duhet të fillojë me punë”, tha Albon Xhemaili, kryetarë i Komunës së Bogovinës.



