LajmeMaqedoniTopLajm

Nikollovski paralajmëron fund për lukset e funksionarëve me para të shtetit

Saktë do të dihet cili nivel i funksionarëve me çfarë pasurie dhe çfarë kartela mund të disponojë. Kështu paralajmëroi zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski, informon Zhurnal.

Ai sot prezantoi atë se çfarë përmbanë prioriteti i dytë i kornizës qeveritare “Plani aksionar 21”, me të cilin është paraparë të sillen në vend standardet evropiane.

“Në procedurën qeveritare tanimë kanë hyrë disa rregullore me të cilat kufizohet dhe ulet prëdorimi i kartelave zyrtare, veturat dhe pasuria tjetër me të cilën disponojnë funksionarët”, thotë Nikollovski.

Sipas tij, kështu do të parandalohet keqpërdorimi i resurseve shtetërore.

“Përmes krijimit të regjistrit të vetëm të pasurive për gjithçka që është në pronësi të shtetit, si dhe përmes regjistrit të dhuratave do të kontribojmë për menaxhim të mirë me patundshmëritë shtetërore. Kështu dotë rritet niveli i përgjegjësisë tek bartësit e funksioneve publike”, tha Nikollovski.

Përpos kësaj, në pjesën e parë të vitit në bashkëpunim me USAID do të kryhet një test për vlerësim të integritetit të anëtarëve të Qeverisë dhe këshilltarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm.

Mes asaj që është paralajmëruar, do të sillet dhe një linjë telefonike ku qytetarët dhe personat juridik mund të paraqesin veprim jo në kohë të institucioneve përkatëse, lidhur me kërkesat e dorëzuara.

Nikollovski paralajmëroi se në çdo ministri do të zgjedhet administratori më i mirë me qëlliim të rritet ndërgjegja për njohjen e korrupsionit.

Zhurnal Ads

Related Articles

Back to top button
Close
Close