LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani në Klan Debat: Reagimi i Glauk Konjufcës ndaj bashkëpunimit VLEN-VMRO, pasqyron ndjenjat e çdo shqiptari!

Bujar Osmani, nga Fronti Europian, gjatë një deklarate në emisionin “Klan Debat” në Klan Maqedonia, ka vlerësuar reagimin e Glauk Konjufcës si të drejtë dhe ka shprehur se kjo qasje ndihet si një ofendim në çdo familje shqiptare.

Ai ka theksuar se veprimet e fundit politike kanë prekur një ndjeshmëri të thellë te shqiptarët dhe kanë sjellë një nënçmim të madh në komunitetin e tyre. Osmani ka shtuar se përpjekjet e VLEN-it për të rikthyer debatin politik kanë harruar se ato prekin një plagë të dhimbshme për shqiptarët, duke i bërë ata të ndihen të nënçmuar dhe të ofenduar.

“Mnedoj se reagimi i Glaukut është një vlerësim korrekt. Nuk mendoj se e ka thënë si kryetarë i Kuvendit por si çdo shqiptarë që ndjehet sot me një qasje të tillë, dhe kjo ishte shprehje e atij emocioni ndjehet në çdo familje shqiptare që ndihen të ofenduar.
Nëse shoh nga perspektiva e një analisti ata e dijn se qeveri pa një fitues nuk ka. Fokusi i tyre me sa duket u zbeh, dhe ata kishin nevojë për një fokus dhe për shkak se nuk kanë temë, u duheshte një rikthim në debat dhe këtë e kishin të vetmen mundësi të kthehen në skenë, por kanë harruar se me këtë kanë prekur një sensitivitet që për shqiptarët është shumë i dhimbshëm. Ne nuk jemi popull i rritur nëpër sallone, dhe ata duke bërë këta tentativa për t’u kthyer në fokus të publikut, VLEN-i ka harruar se kanë prekur një varrë shum të dhimbshëm tek populli shqiptar. Ky veprim ka sjell një nënçmi të madh në familjet e çdo shqiptari!”, tha Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close