LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani në Klan Debat në Klan M: Ranë maskat! Taravari është instrument i Mickoskit për nënçmim të vullnetit politik të shqiptarëve

Osmani ka theksuar se nuk është i kënaqur me mënyrën se si po nënçmohet vullneti politik i shqiptarëve dhe ka akuzuar përpjekjet për të dëmtuar Marrëveshjen e Ohrit nga ana e VLEN-it në bashkëpunim me Mickovskin.

Ai ka shprehur besimin se qëllimi i këtyre veprimeve është të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale, duke shtuar se figura politike si Taravari janë vegla të Mickoskit.

Osmani ka përfunduar me një mesazh optimist, duke theksuar se zbulimi i motiveve të fshehta dy ditë para zgjedhjeve do t’u lejojë votuesve të bëjnë zgjedhje të informuar bazuar në vullnetin e tyre të lirë, në vend të ndikimit të Mickovskit.

“Mendoj se ka një punë të mirë dhe të keqe, e mira është që maskat bien para votimit, që populli të jetë i mirëinformuar, ajo që nuk më pëlqen është që shqiptarët po nënçmohen, pra po nënçmohet vullneti politik i shqiptarëve publikisht, dhe të bëhet një puç e nënçmimit të Marrëveshjes së Ohrit në këtë lloj mënyre është e patolerueshme.

Besoj që qëllimi është për mbështetje të zgjedhjeve presidenciale, sepse për parlamentaret nevojiten dy shumica. Taravari është instrument i Mickoskit.
Më e mira kësaj është që maskat po bien dy ditë para zgjedhjeve , dhe njerëzit do të zgjedhin mes vullnetit të tyre të lirë, dhe ndikimit të Mickoskit”, tha Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close