LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani në Klan Debat në Klan M: Niveli i ulët i politikës së Mickoskit ka irrituar shqiptarët!

Bujar Osmani, i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan Maqedonia, ka bërë një deklaratë të rëndësishme ku ka theksuar se për herë të parë, një bllok i tretë multietnik, i udhëhequr nga shqiptarët, po kërkon mandatin për të udhëhequr shtetin.

Kjo, sipas Osmanit, është një mirënjohje për rolin e shqiptarëve dhe një pozicionim cilësor në skenën politike. Ai ka shprehur zhgënjimin për mënyrën se si debati politik është kontaminuar nga preferencat e Mickovskit, duke ulur nivelin e diskutimit dhe shkaktuar irritim në komunitetin shqiptar. Osmani ka vënë në dukje se ky veprim ka sjellë një nënçmim të madh për shqiptarët, të cilët janë të vendosur të mbrojnë interesat e tyre në arenën politike.

“Gjithmonë në Maqedoni ka pasur dy blloqe kryesore të mëdha, ai i VMRO-së dhe LSDM-së, dhe për herë të parë në shtet është formuar një bllok i tretë multietnik që tani udhëhiqet nga shqiptarët, dhe kërkon mandat për të udhëhequr shtetin. Kjo flet në dy aspekte nën një që është mirënjohja më e madhe për rolin e shqiptarëve tani dhe kompliment që ata shohin gardianin e interesit të tyre, dhe e dyta pozicionimin cilësor të shqiptarëve tani në kërkimin e mandatit për të udhëhequr shtetin, dhe prandaj ky debat i ka irrituar shqiptarët. Sepse ne e ngritëm debatin në ligë të parë të konkurrencës politike si popull dhe ata e kontaminuan diskursin publik ende me të preferuarin e Mickovskit.
Shihni dallimin ne tentonim ta rrisnim debatin në ligë të parë, këta na sollën aq poshtë saqë nuk kam fjalë ta shpreh mllefin tim”, tha Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close