MaqedoniTopLajm

Osmani: Edhe Bullgaria ka interes rajonal për tu integruar në BE

Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani sot deklaroi se është optimist  që Komisioni  i përbashkët maqedono-bullgar për çështje arsimore dhe historike do të gjejë zgjidhje pas çështjes së Goce Dellçevit.

“Besoj në kapacitetin shkencor dhe profesional të historianëve tanë të gjejnë tekst të përbashkët në atë pjesë”, tha Osmani  në pres konferencën e përbashkët në MPJ me sekretaren e përgjithshme të Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC), Majlinda Bregu.

I pyetur nëse Komisioni do të arrijë zgjidhje për çështjen e Dellçevit dhe si do të ballafaqohet politika me kërkesën e Bullgarisë e cila kushtëzon   çështjet të mbyllen  deri në fillim të negociatave, Osmani tha se nuk dëshiron të paragjykojë dhe  lë mundësi që komisionet të mbajnë takime dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët gjegjësisht t’i harmonizojnë këto dallime në interpretime.

“Nuk do të paragjykoja do të kisha lënë mundësi që Komisionet të takohen dhe të bëjnë përpjekje të gjejnë një gjuhë të përbashkët, gjegjësisht  t’i harmonizojnë këto dallime në intepretim. As nuk dua të jem pesimist në lidhje me atë se nuk do të arrijnë.  Siç arritën deri tani të gjejnë  tekst të përbashkët  që është i pranueshëm për të dy palët për shumë  personalitete të  rëndësishme historike, ashtu mendoj se do të gjejnë edhe tekst të përbashkët për shënim gjegjësisht për interpretim të atyre dallimeve edhe për figurat tjera historike të cilët janë në atë listë”, tha Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close