Rajon

Grenell nesër do të takohet me Vuçiqin dhe Bërnabiqin

Një delegacion shtetëror amerikan i udhëhequr nga këshilltari special i presidentit amerikan për Serbinë dhe Kosovën, ambasadori Riçard Grenell dhe drejtori ekzekutiv i Korporatës ndërkombëtare të financave për zhvillim të SHBA-së (DFC), Adam Boler, nesër në Beograd do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministren Ana Bërnabiq.

Nga Kabineti i presidentit serb kumtuan se pas të mërkurës, përfaqësuesit e dy delegacioneve do të nënshkruajnë Deklaratë të përbashkët.

Me këtë pritet të nis zbatimi konkret i marrëveshjes së nënshkruar në Uashington më 4 shtator dhe hapja e zyrës rajonale të DFC në Beograd.

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në marrëveshjen e Uashingtonit, Marko Gjuriq, në vigjilje të vizitës së delegacionit amerikan tha se ardhja e zyrtarëve të DFC në Beograd është tregues se marrëveshja ekonomike në Uashington zbatohet me shpejtësi të madhe.

“SHBA-ja gjithmonë do të mbrojë stabilitetin e hapësirës në të cilin ata investojnë, nuk do të jetë e lehtë të përsëriten situatat pata dy ose tre dekadave në marrëdhëniet tona, të cilat duam t’i shmangim me çdo kusht”, tha Gjuriq.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet në Prishtinë të punojnë në zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Nëse duhet të fitojmë akses edhe në një port tjetër të Adriatikut, me siguri në Durrës, kjo duhet të konfirmohet dhe ne duhet të punojmë për këtë me Prishtinën”, tha Gjuriq.

Përfaqësuesit e DFC në Beograd do të takohen të martën dhe të mërkurën me përfaqësues të Odës serbe të Tregtisë dhe Ministrisë së Financave.

Ministri i Financave gjithashtu tha se DFC kishte premtuar se do të sigurojë kredi të lira për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close