BotaLajmeShendetiTopLajm

OBSH tregon se kush do të ketë përparësi të vaksinohet nga Covid-19

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi të shtunën se njerëzit me të rrezikuar nga virusi duhet të jenë të parët të cilët duhet të kenë qasje mbi vaksinën kundër Covid-19.

Organizata që ai drejton do të japë aprovimin për vaksinën kundër korona-virusit, vetëm kur të provohet se ajo është e sigurt duke shtuar se punonjësit mjekësore që luftojnë në vijën e pare ndaj këtij virusi duhet të jenë të parët që të kenë qasje ndaj vaksinës, në fazat e para të prodhimit të saj, kur dhe sasia do të jetë e limituar.

Deklarata e kreut të OBSH-së vjen pasi kryetarja e grupit shkencor të OBSH-së, Sounjua Suaminthan, bëri të ditur se vaksina kundër COVID-19, do të jetë gati vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2021.

“Është një skenar optimist pasi kemi shumë kandidatë që po merren me zhvillimin e vaksinës. Presim rezultate nga disa prej tyre të cilët janë në fazën e zhvillimit të testeve përfundimtare. Mendojmë se nga fundi i këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë prodhimi i miliona dozave të vaksinës kundër Covid-19 dhe nëse çdo gjë shkon mirë në mesin e vitit të ardhshëm besojmë se njerëzit do të kenë qasje ndaj medikamentit”, tha Soumya Suaminathan, Shefe e ekipit shkencor në OBSH

Kreu i OBSH-së është i mendimit se në momentin që vaksina kundër Covid-19 do të fillojë të prodhohet, shpërndarja e saj duhet të bëhet në mënyrë proporcionale midis moshave dhe personave më te ndjeshem dhe jo vetëm për vendet që kanë mundësitë ekonomike për ta pasur atë

“Kur të kemi një vaksinë efektive, duhet ta përdorim në mënyrën e duhur. Me kalimin e kohës dhe me rritjen e prodhimit të saj, duhet të mendojmë që të gjithë në mbarë globin të kenë qasje ndaj vaksinës, por në fillim kur prodhimi të jetë i limituar, duhet ti japim prioritet vaksinimit të personeleve mjekësore dhe ata që rrezikojnë më shumë nga virusi, përfshi moshat e treta dhe personat që vuajnë nga sëmundje shoqëruese”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i OBSH.

Me qindra vaksina janë duke u testuar në nivel global por deri më tani ende nuk ka një rezultat përfundimtar, duke qenë se nevojitet më shumë kohë për studimin e të gjitha efekteve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close