LajmeRajonTopLajm

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill 2021

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vendosur me dekret që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të mbahen më datë 25 prill të vitit të ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, dekretoj që zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021”, thuhet në dekretin e presidentit Meta, të publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë.

Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet dhe përbëhet nga 140 deputetë.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri janë mbajtur në vitin 2017, që i fitoi Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, si mandatin e dytë qeverisës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close