MaqedoniTopLajm

Numri i të saposëmurëve nga KOVID-19 nuk po ulet, kompetentët bëjnë thirrje për respektimin e masave

Gjatë javës së kaluar numri i rasteve të reja me KOVID-19 lëvizte rreth dhjetë për qind nga të testuarit dhe një pjesën më të madhe në nivel ditor numri ishte treshifror, me përjashtim të së martës kur nga 1.618 të testuar ishin regjistruar 88 raste të reja. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se për shkak të ardhjes së vjeshtës ka mundësi për përkeqësim të situatës, për çka bëjnë thirrje për respektimin e masave për mbrojtje, për çka siç thonë, të mos sjellen masa të reja nëse ajo përkeqësohet në mënyrë drastike.

Këtë gjatë kësaj jave e paralajmëroi edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai theksoi se në nivel ditor po rritet numri i të sëmurëve, për çka, sipas kompetentëve, shkaku kryesor është edhe mosrespektimi i masave. Pikërisht për këtë, ishte paralajmëruar edhe sjellje e mundshme e restrikcioneve të reja, ndërsa më së shumti mendohet për mbajtje të obliguar të maskës në vende të hapura, kufizim të numrit të personave në vende të caktuara, por edhe kontrolle dhe dënime të përforcuara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close