
Me rastin e 28 Korrikut – Ditës Botërore të Luftës kundër Hepatitit, kujtojmë se hepatiti viral është një nga sëmundjet më të shpeshta të mëlçisë dhe shpesh zhvillohet pa simptoma të dukshme.
Shumë njerëz jetojnë për vite të tëra pa e ditur se janë të infektuar, ndërkohë që sëmundja mund të dëmtojë në heshtje mëlçinë.
Transmetohen përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar (rruga fekalo-orale).
Transmetohen përmes kontaktit me gjak ose lëngje trupore të infektuara, marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, përdorimit të instrumenteve jo sterile dhe nga nëna tek foshnja gjatë lindjes (veçanërisht hepatiti B).



