
FIFA ka konfirmuar se goli i realizuar nga reprezentuesi i Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral, është shpallur goli më i bukur i Kupës së Botës 2026.
Me këtë çmim, Cabral bëhet futbollisti i parë që përfaqëson një kombëtare afrikane dhe fiton këtë vlerësim në një Kampionat Botëror, transmeton Klankosova.tv.
The goal that stole your hearts all the way to the top. 💙⚽️
Sidny Lopes Cabral is your Hyundai Goal of the Tournament winner at the FIFA World Cup 2026! 🌟#FIFAWorldCup #Hyundai #HGOTT #HyundaiGOTT2026 @Hyundai_Global pic.twitter.com/jeZ7kqI1CG— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 27, 2026
Goli u shënua në ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Argjentinës, ku mbrojtësi kaloi me mjeshtëri Alexis Mac Allisterin dhe realizoi një goditje spektakolare nga kufiri i zonës, pa i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Emiliano Martínez.
Edhe pse Kepi i Gjelbër u eliminua pas një autogoli në fund të kohës shtesë, paraqitja historike deri në mesin e 16 kombëtareve më të mira dhe kryevepra e Cabral do të mbeten ndër momentet më të veçanta të Botërorit 2026.


