Për dallim nga sezoni i kaluar, çmimi i druve për metër kub është ulur për 200 denarë. Megjithatë, duke marrë parasysh të ardhurat e ulëta që kanë qytetarët, shumë konsiderojnë se çmimet për dru zjarri janë të shtrenjta për standardin, por ankesën më të madhe për çmimet e larta i kanë pensionistët.
Vështirësitë më të mëdha financiare për qytetarët vijnë sa herë që vjen sezoni i ngrohjes dhe shkak për këtë janë variantet e shtrenjta që kanë qytetarët për ngrohje, pavarësisht nëse ngrohen me dru, kondicioner apo pelet. “Një metër kub dru i klasit të parë kushton 4300 denarë, ndërsa ahu 4000 denarë për metër kub. Mund të merrni edhe nga klasi i dytë i cili kushton 3400 denarë për të dy llojet e druve. Për dorëzim dhe shkarkim nuk paguajmë, kështu që qytetarët nuk do të kenë shpenzime shtesë”, thanë nga një depo private e druve. Sipas tyre, për dallim nga sezoni i kaluar, çmimi i druve për metër kub është ulur për 200 denarë. Megjithatë, duke marrë parasysh të ardhurat e ulëta që kanë qytetarët, shumë konsiderojnë se çmimet për dru zjarri janë të shtrenjta për standardin, por ankesën më të madhe për çmimet e larta i kanë pensionistët.
Në një deklaratë për mediat, anëtarë të Shoqatës së Pensionistëve thanë se çmimi i druve për ngrohje duhet të jetë më i ulët. Sipas tyre, pensionistët janë një kategori e pambrojtur e qytetarëve që kanë burime të kufizuara financiare. “Pensionistët kanë nevojë për ndihmë. Këta janë njerëz që presin të kenë dru për ngrohje gjatë gjithë periudhës së dimrit. Janë pikërisht çmimet e larta të druve që i pengojnë ata të kalojnë dimrin ngrohtë në shtëpitë e tyre. Janë të moshuar që presin që në shtëpitë e tyre të jenë gjatë gjithë kohës ngrohtë”, thonë ata.
Sipas pensionistëve dhe shoqatës së tyure, në nivel vjetor, ata ndajnë mbi 22.000 denarë për blerje të druve për ngrohje. “I bëjmë thirrje NP ‘Pyjet Kombëtare’ që pensionistët t’i vendosin në një kategori të veçantë ku drutë do të ishin me çmim më të ulët për ta, gjë që do t’i mbronte nga çmimet e larta të druve për ngrohje. Sipas bisedave tona me pensionistët, secili prej tyre pret që një metër kub dru për ngrohje të kushtojë më pak se 4000 denarë”, sqarojnë nga atje. Por, nëse bëhet krahasimi i ngrohjes me inverter, me dru apo me pelet, megjithatë duket se ngrohja me kondicioner është më ekonomike. Konsumatorët e kondicionerëve mesatarisht ndajnë nga 4000 deri në 5000 denarë në muaj, me faktin se për konsumatorë të caktuar, faturat e energjisë elektrike mund të jenë shumë më të larta.
Nëse ngroheni me dru dhe harxhoni së paku 2 metër kub në muaj, do të ndani së paku 8000 denarë në muaj, ndërsa sa i përket peletit, llogaritjet janë se gjatë sezonit të ngrohjes do të shpenzoni minimalisht 6000 denarë në muaj. Konsiderohet se mbi 120 mijë amvisëri ngrohen me dru, ndërsa pjesa tjetër me ngrohje tjetër. Njëkohësisht, pothuajse 9 për qind nxehen me pelet ose briketa. Për shkak të subvencioneve, vitet e fundit një numër i madh i qytetarëve kanë kaluar nga druri apo nafta në pelet ose inverter. Vetëm në Shkup ngrohen rreth 60 mijë amvisëri, ndërsa pjesa tjetër me rrymë.