LajmeSport

Leao sqaron të ardhmen

Rafa Leao ka folur për të ardhmen e tij dhe mundësinë e një largimi nga Milani.

Sulmuesi portugez, gjatë një interviste për podcastin brazilian “Podpah”, zbuloi se ka diskutuar me klubin kuqezi për një eksperiencë të re:

“Kam folur tashmë me klubin për mundësinë e të provuarit të një eksperience të re.

Nuk e di nëse do të ndodhë, duhet të paraqitem më 29 dhe, për sa kohë të jem aty, do të jap maksimumin, gjithmonë duke respektuar fanellën që më ka dhënë gjithçka”.

Ylli i Milanit shtoi: “Mendoj se është një klub që më ka ndihmuar shumë në çdo aspekt, por në jetë ke ambicie edhe për gjëra të tjera. Nëse do të ndodhë, do t’i studioj opsionet, por mbetem një lojtar i Milanit”.

Leao, aktualisht me pushime në Brazil, ditët e fundit publikoi video teksa stërvitej në qendrën sportive të Corinthians: “Më pëlqeu shumë Corinthians.

Njerëzit atje ishin shumë të sjellshëm me mua, ambientet ishin të shkëlqyera, sepse po përgatitem të rikthehem për fazën përgatitore”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close