LajmeSport

Ancelotti i qëndron besnik Brazilit, nuk e sheh veten në stolin e Italisë

Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend të largohet nga posti i trajnerit të Brazilit, pavarësisht spekulimeve të fundit që e kanë lidhur me kombëtaren e Italisë.

Sipas raportimeve, tekniku italian planifikon të vazhdojë projektin e tij me pesë herë kampionët e botës dhe synon të drejtojë Brazilin edhe në Copa América 2028, si dhe në Kupën e Botës 2030.

Burimet bëjnë të ditur se Ancelotti nuk ka asnjë synim të marrë drejtimin e Italisë, duke i dhënë fund zërave që e shihnin si kandidatin kryesor për stolin e “Azzurrëve”.

Kështu, përvoja e tij me Brazilin pritet të vazhdojë edhe për disa vite, me objektivin kryesor ndërtimin e një skuadre konkurruese për turnetë e ardhshëm madhorë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close