LajmeSport

Real Madridi e bën prioritet Rodrin, mesfushori jep dritën e gjelbër për transferimin

Real Madridi ka vendosur ta bëjë Rodrin objektivin kryesor në afatin kalimtar të verës, me mesfushorin spanjoll që raportohet se ka dhënë tashmë dritën e gjelbër për një transferim në “Santiago Bernabéu”.

Sipas gazetarit Patrick Berger dhe Sky Sport Germany, vendimi i klubit madrilen është përfundimtar, ndërsa drejtuesit kanë nisur punën për të finalizuar marrëveshjen me lojtarin për kushtet personale.

Pasi të arrihet akordi me Rodrin, Real Madridi pritet të hapë negociatat me Manchester Cityn për transferimin e njërit prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Nëse marrëveshja konkretizohet, transferimi i Rodrit do të ishte një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës dhe një përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës së skuadrës madrilene.

Related Articles

Back to top button
Close
Close