LajmeMaqedoni

Mickoski: Dimri do të jetë sfidues, por nuk kam informacione që do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se na pret dimër sfidues, por që sipas tij nuk ka informacione që do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Mickoski tha se qeveria aktuale po importohet qymyr deri në 20 për qind më lirë sesa në kohën e qeverisë së kaluar.

“Deri në ketë moment, nuk kam informacion se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Që dimri do të jetë sfidues, do të jetë, këtë e kam folur që në fillim të mandatit tonë, duke e marrë parasysh se me çfarë ballafaqohet Evropa, si janë parashikimet e motit . Në emër të kësaj kemi ndërmarrë masa, që të sigurohemi që mos të vijmë deri te çmime tronditëse, dhe të mos vihet deri te rritje e çmimit të energjisë elektrike. Si do të përfundojë kjo, varet edhe prej Komisionit Rregullator”, theksoi Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close