Kryeministri Mickoski ka komentuar deklaratën e Eurokomisares Marta Kos, e cila deklaroi prerazi se Maqedonia e Veriut fillimisht duhet t`i zbatojë ndryshimet kushtetuese për të nis negociatat me BE-në. Sipas Mickoskit, deklarata e Eurokomisares Kos, ka qenë e ndikuar nga eurodeputetët bullgar në Parlamentin Evropian. Mickoski shprehet optimist se do të hapet rruga e Maqedonisë drejt BE-së.
“E kuptoj Eurokomisaren në deklaratat e saj. Ajo duhet t`i kalojë “hiret” ku duhej të votonin edhe eurodeputetët e fqiut tonë lindor dhe kjo ëhstë në suaza të këtij dimensioni. Mendoj se përmes kësaj optike ajo I sheh këto mesazhe, edhe unë I shoh përmes kësaj optike. Jam I bindur se në periudhën që vjen, përmes bisedimeve të përbashkëta, përfundimisht, pas 25 viteve, do të hapet rruga e Maqedonisë drejt anëtarësimit fuqiplotë në BE dhe do të vlerësohet në bazë të të arriturave dhe kompetencave, e jo për shkak të çështjeve dypalëshe. Jam I bindur se do të kemi sukses”, deklaroi Mickoski.