
Rreth debatit të hapur sonte në seancën e këshillit komunal të komunës së Tetovës, ku këshilltarët e BDI-së pyetën udhëheqësin e sektorit për mbikqyrje inspektuese se nëse kanë qenë në dijeni se po ndërtohet kryq në kodrën e diellit, udhëheqësi i këtij sektori Sadat Sulejmani ka konfirmuar se inspekcioni komunal ka bërë një proces verbal ku ka konstatuar punimet për ndërtimin e një platforme, shkruan Top24
Ka qenë ky komenti i Sulejmanit në të cilin ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi i cili përmes një postimi ka shkruar se komuna e Tetovës pranoi që ka qenë në dieni rreth ndërtimit të kryqit në kodrën e Diellit.
“Komuna e Tetovës paska qenë në dijeni, se po ndërtohet kryqi pa leje në Kodrën e Diellit dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ???!!! Pse ???” shkruan nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi përcjellë Top24



