MaqedoniTopLajm

Në spitalet e Maqedonisë po mjekohen 1 256 pacientë me Covid-19

Gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat e kovidit në mbarë vendin  janë hospitalizuar 804 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirusin. Gjithsej 452 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19  trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.  Sipas raporteve të spitaleve të cilat mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir trajtohen 80 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj Covid-19. Në Spitalin në Shtip trajtohen 62 pacientë. Në Repartin Infektiv në Tetovë ka 46 pacientë, në Veles 54 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 110 pacientë pozitivë ose të dyshuar ndaj Covid-19. Në qendrën kovid në Ohër trajtohen 95 pacientë, në Prilep 123, në Gostivar 52, ndërsa në Strugë 30 të sëmurë.

Në Spitalin në Strumicë trajtohen 62 pacientë, në Koçan 15, në Kërçovë 20, në Kavadar 40, ndërsa në Gjevgjeli 15 persona pozitivë ndaj coronavirusit. Ministria e Shëndetësisë informoi se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar ndaj coronavirusit të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 1.256 dhe ka rreth 180 shtretër të lirë në qendrat kovid.

Numri i përgjithshëm i të infektuarveduke përjashtuar ditën e sotme  ka arritur në 62.945, 40.188 pacientë janë shëruar, ndërsa 1.792 pacientë kanë vdekur, ndërkaq ka 20.965 raste aktive.

Related Articles

Back to top button
Close
Close