BotaLajmeTopLajm

Ndërpritet interneti në të gjithë Rusinë, analistët ushtarakë paralajmërojnë për rrezik të madh, ja ç’po përpiqet të bëjë Putin

Ndërprerja e rrjetit të internetit, e cila u raportua në të gjithë Rusinë të martën, rezultoi që faqet e internetit në domain.ru të mos ishin përkohësisht të disponueshme. “Shpërthimet” masive të lidhjes së internetit në Rusi mund të jenë rezultat i përpjekjeve të Moskës për të krijuar sistemin e saj “internet sovran”, thanë analistët ushtarakë, siç raportohet nga Sky News.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) raportoi se disa kompani të mëdha ruse të telekomunikacionit u prekën nga ndërprerja e madhe. Në të njëjtën kohë, Ministria Ruse e Teknologjive Dixhitale e cilësoi ndërprerjen në një problem teknik. Por sipas ISW, organizata ruse kundër censurës, Projekti Net Freedoms, si dhe media të tjera opozitare, kanë raportuar se Rusia po përpiqet të krijojë sistemin e saj të “internetit sovran” dhe të shkëputë vendin nga rrjeti global.

Ligji për “internetin sovran” të Moskës hyri në fuqi në nëntor 2019. Ai ka të ngjarë të përdoret për të “rritur mbikqyrjen dhe censurën në hapësirën e informacionit të Rusisë”, shtoi ISW. Analistët thonë se Kremlini ka “intensifikuar përpjekjet për të konsoliduar kontrollin mbi hapësirën e informacionit të Rusisë” përpara zgjedhjeve presidenciale në mars. “Këto përpjekje mbështesin zhvillimin e sistemit ‘internet sovran’” – i thanë ata ISW. Kujtojmë se Këshilli Evropian ka vendosur sanksione ndaj një agjencie ruse përgjegjëse për censurën e internetit në vend, e quajtur Liga e Internetit të Sigurt që sipas arsyetimit “ndihmon qeverinë ruse në zbatimin e praktikave të censurës”. Këto sanksione u vendosën për shkak të “përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës së të drejtave të njeriut në Rusi”.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close