
Misioni Kombeve të Bashkuara (OKB) për Mbështetjen e Marrëveshjes së Al Hudaydah (UNMHA), me qëllim mbrojtjen e civilëve në Jemen u bëri thirrje palëve konfliktuese që të heqin minat tokësore, transmeton Anadolu Agency (AA).
UNMHA bëri një deklaratë pasi 3 persona dy prej të cilëve fëmijë humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në jug të qytetit Al Hudaydah.
“Fëmijët e qytetit Al Hudaydah nuk janë për herë të parë viktimë si pasojë e shpërthimit të minës”, thuhet në deklaratë.
Si pasojë e shpërthimit të minës humbën jetën teksa po udhëtonin me motoçikletë 3 persona dy prej të cilëve fëmijë, thuhet në deklaratë. “U bëjmë thirrje palëve përkatëse që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për ndërgjegjësim si dhe të heqin minat tokësore me qëllim për mbrojtjen e popullatës në Al Hudaydah dhe brezave të ardhshëm”, thuhet më tej.
Forcat e sigurisë së qeverisë së Jemenit dje akuzuan Huthit për vendosjen e minës e cila shkaktoi vdekjen e 3 personave.