LajmeMaqedoni

Mickoski: Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidente, VMRO-DPMNE do t’i ketë 61 deputetë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shprehet I bindur se rezultati I zgjedhjeve të 24 prillit do të reflektohet edhe më 8 maj dhe se kjo parti do të shënojë fitore bindëse dhe është afër shumicës në parlament.

“Besoj se të mërkurën do të kemi fitore bindëse të dyfishtë. Siljanovska do të jetë presidentja e ardhshme e Maqedonisë kurse koalicioni “Maqedonia Jote” dhe VMRO-DPMNE do të kenë 61 deputet”, tha Mickoski.

Por, Mickoski nuk dha një përgjigje konkrete se cfarë do të ishte mosukses për VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet e dyfishta të 8 majit.

“Të gjithë e kanë të qartë se VMRO-DPMNE në këto zgjedhje është afër shumicës në parlament dhe nuk do të ishte befasi nëse kemi 61 deputetë në parlament. Për mua mosuksesi nuk është mosukses, për mua suksesi është rezultati I rrethit të parë”, deklaroi Mickoski.

Këto komente kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, I bëri pasi mori pjesë në ceremoninë fetare me rastin e Pashkëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close