MaqedoniTopLajm

Mësimi online mund të dështojë në Maqedoninë e Veriut

Mësimi online është një nga sfidat e shumta me të cilat do të përballet arsimi në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit shkollor 2020/21.
Ministrja për arsim dhe shkencë në qeverinë e ardhshme, Mila Carovska, ka kërkuar që arsimtarët të jenë të pranishëm në shkolla dhe mësimin online ta zhvillojnë direkt prej klasave.

Por, agjencia e lajmeve INA, mëson se një pjesë e madhe e shkollave nuk i kanë kushtet për ta realizuar me sukses këtë proces.

Drejtorët e shkollave në kushte anonimiteti theksojnë për INA se, kanë mungesë të internetit dhe llaptotëve nëpër shkolla. Sipas tyre, blerja e këtyre pajisjeve duhet të sigurohet nga buxheti i shkollave, pasi që buxhetin shtetëror nuk e parashikon këtë investim.

Duke i parë këto rrethana, ku shteti ka lënë gjithcka në përgjegjësi të shkollave, të cilat edhe ashtu kanë buxhete të limituara, mësimi online do të nisë me vonëse ose me shumë vështirësi dhe dështime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close