BotaLajme

Merkel e sheh si “problematike” mbylljen e llogarive të Trump në rrjetet sociale

Kancelaria gjermane Angela Merkel vuri në dyshim vendimin e disa prej mediave sociale, përfshi këtu Twitter dhe Facebook për mbylljen e llogarive të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Zëdhënësi kryesorë i Merkel, Steffen Seibert mëngjesin e sotëm tha se kancelaria beson se legjislatura duhet të përcaktojë rregullat e platformave në mediat sociale.

“Kancelari e sheh mbylljen e plotë të llogarive të presidenti si problematike”, tha Seibert.

Platforma sociale, Twitter njoftoi se ka vendosur t’ia pezullojë përgjithmonë llogarinë e presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ndërsa platformat Facebook dhe Instagram njoftoi se do të zgjas ndalesën ndaj llogarive të presidentit aktual amerikan derisa të përfundojë procesi i transferimit të pushtetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close