BotaLajme

SHBA/ Demokratët ultimatum Pence: Dy ditë afat për shkarkimin e Donald Trump!

Demokratët i kanë dhënë një ultimatum zëvendëspresidentit, Mike Pence për të larguar Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Kryetarja e dhomës së përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka shtuar presionin mbi Pence, duke i kërkuar që të përdorë amendamentin e 25-të kushtetutës për ta shpallur presidentin të paaftë për postin. Por sipas burimeve, Pence nuk është dakord me idenë.

Pelosi i ka shkruar ligjvënësve duke u thënë se dhoma e përfaqësuesve do të prezantojë të hënën një rezolutë, përmes së cilës do t’i kërkojë zyrtarisht zv. presidentit të evokojë amendamentin e 25-të kushtetutës që do ti lejonte Pence ta largonte Trumpin nga Shtëpia e Bardhë dhe të bëhej president në detyrë.

Dhoma e përfaqësuesve do të votojë rezolutën të martën dhe pas kësaj, Pence do të ketë 24 orë për të vepruar para lëvizjes së radhës së dhomës së përfaqësuesve drejt “Impeachment-it”.

Unë do të doja amendamentin e 25-të, pasi në këtë mënyrë ne e largojmë atë nga detyra. Por, ka një mbështetje të madhe në kongres për vënien e Trump nën impeachment, për të dytën herë”, thotë Pence.

Presidenti republikan është akuzuar nga demokratët për dhunën, pas një tubimi në të cilin Trump përsëriti akuzat e pabaza për manipulim të votave.

Pesë persona humbën jetën gjatë dhunës, përfshirë një oficer policie të kongresit. Trump nuk ka bërë deklarata publike pasi ai është bllokuar nga disa platforma të medias sociale, përfshirë Twitter-in.

Ai duhet të lërë postin më 20 janar, kur demokrati Joe Biden të bëjë betimin si president. Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit.

Top Channel

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close