LajmeTeknologji

“Apple” dhe “Amazon” bllokojnë “Parler”, rrjetin social që mbështet Trumpin

“Apple” dhe “Amazon” kanë pezulluar aplikacionin “Parler”, dhe tashmë ky rrjet social nuk do të mundet të shkarkohet në App Store.

Veprimi nga këto dy kompani, vjen pas veprimi të ngjashëm nga “Google”, që bllokoi aplikacionin “Parler” të premten.

Shkak për këtë vendim duket se është mbështetja e madhe që ky aplikacion i ka dhënë Presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe mbështetësve të tij dhe shihet si një strehë për njerëzit e dëbuar nga “Twitter”.

“Ne kemi pezulluar Parler nga App Store derisa ata të zgjidhin këto çështje“, ka deklaruar “Apple” në një deklaratë.

“Apple” i kishte dhënë “Parler” 24 orë për të paraqitur një plan të detajuar të moderimit, pasi shihet si një dritare për nxitje dhune, për shkak se shumë llogari janë bllokuar në aplikacionet e tjera.

Ndërkohë, edhe “Amazon” ka njoftuar se ka pezulluar “Parler” nga njësia e saj “Amazon Web Services”, për shkeljen e kushteve të shërbimeve duke dështuar në marrjen e masave për pengimin e përhapjes së dhunës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close