Sport

Mediat holandeze: Mesfushori i Liverpoolit, “dhurata” e parë për Koeman

Dhurata e parë që Barcelona pritet t’i bëjë trajnerit të sapoemëruar, Ronald Koeman, është patrioti i tij Georginio Wijnaldum. Lajmin e jep e përditshmja holandeze “De Telegraaf”, që pretendon se tani është arritur marrëveshja mes palëve.

Wijnaldum pritet të transferohet në “Camp Nou” pas javës së parë të shtatorit dhe të nënshkruajë për 3 sezone me Barcelonën, ndërsa me të, De Jong dhe Pjanic, trajneri Koeman synon të formojë treshen titullare të mesfushës.

Nga ana tjetër marrëveshja mes Barcelonës dhe Liverpoolit për mesfushorin 30-vjeçar, raportohet të jetë arritur për një shifër prej 15 milionë eurosh, që mund të shkojë deri në 20 bashkë me bonuset.

Wijnaldum luan te Liverpool prej 4 sezonesh dhe është një titullar i padiskutueshëm për formacionin e Klopp, teksa numëron plot 187 ndeshje dhe 19 gola, por në rolin e tij trajneri gjerman po përpiqet të afrojë Thiago Alcantarën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close