Sport

Izair Emini largohet nga kampionët e Kosovës

Izair Emini nuk është më pjesë skuadrës kampione të Kosovës, Drita e Gjilanit. Pas një takimi mes kryesisë së klubit dhe tetovarit palët arritën konsensusin për ndëprerjen e bashkëpunimit.

34-vjeçari iu bashkua “intelektualëve” një vit më parë nga Shkëndija e Tetovës teksa në fund të sezonit të parë në Kosovë arriti të shpallej kampion. Emini kishte kontratë edhe për sezonin që pritet të nisë së shpejti, por palët miqësisht vendosën të ndanin rrugët.

Drita në faqen e saj zyrtare ka falenderuar Eminin për kontributin e dhënë duke i uruar suksese në karrierën e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close