LajmeMaqedoniTopLajm

Maqedoni, kufizohet numri i mysafirëve në shtëpi dhe banesa për shkak të koronavirusit

Një nga masat për tu mbrojtur nga përhapja e virusit Covid 19 në Maqedoninë e Veriut do të jetë kufizimi i numrit të mysafirëve, njoftoi sot ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Me këtë masë, që duhet të kalojë në qeveri, nuk mund të pranoni më shumë se katër mysafirë në shtëpinë tuaj. Qëllimi i kësaj m ase është të ndalohet që ahengjet nga lokalet të transferohen nëpër shtëpi private. I pyetur se kush do të kontrollojë numrin e mysafirëve, Filipçe tha se para së gjithash kjo mbetet në ndërgjegjen e qytetarëve, por paralajmëroi edhe ndërhyrje të inspeksioneve, transmeton Gazeta Lajm.
Ministri Filipçe tha se disa vende, si Sllovenia dhe Franca, kanë filluar ta aplikojnë këtë masë.
Poashtu propozohet që të gjithë personat, me përjashtim të fëmijëve, të mbajnë maska që nga dalja prej shtëpisë, kurse një nga masat është edhe ndalimi i grupimit të më shumë se katër personave pas orës 22.
Maqedonia dy ditët e fundit po përballet me rritje enorme të numrit të qytetarëve të infektuar me Kovid 19.

Related Articles

Back to top button
Close
Close