LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe: Sot 364 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencë për shtyp informoi se sot janë regjistruar 364 raste të reja me COVID-19.

Ky është numri më i lartë i rasteve të reja, që nga fillimi i pandemisë, pas ditës së djeshme kur u regjistruan 317 raste.

“Dje kishim numrin më të madh, disa ditë ka qenë rreth 200, dje 317, ndërsa sot 364”, tha Filipçe.

Më shumë detaje rreth rasteve të reja priten më pas nga Ministria e Shëndetësisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close