LajmeRajon

Linjë kabllore nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit, nënshkruhet marrëveshja, Rama: Marrim rol kyç në lidhjen ndërkontinentale

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marr pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit midis kompanisë hungareze 4iG dhe Telecom Egypt, për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se rrjetet kabllore me fibër optike janë autostradat e komunikimit digjital dhe falë zbatimit të këtij projekti do të bëhet e mundur një lidhje ndërkontinentale nënujore, ku Shqipëria do të ketë një pozicion kyç në mundësimin e kësaj lidhjeje strategjike.

“Do të garantojë një akses në këtë rrugë të re të Mesdheut për një sërë vendesh të Evropës Qendrore, mendoj që nga njëra anë ky është një projekt i mirëseardhur sepse rrit në mënyrë domethënëse masën e mozaikut të projekteve për ta transformuar Shqipërinë në një vend kampion për inovacionin, por është projekt i rëndësishëm edhe për besimin e sipërmarrjes në tërësi. Projekti nuk ka shifra marramendëse, por në thelbin e vet është një projekt marramendës për nga impakti dhe vlera që do të krijojë. Ky është një gur kilometrik në Shqipërinë e 2030”, tha Rama.

Related Articles

Back to top button
Close
Close