LajmeRajon

Limaj në takimet me kryetarët e degëve: Intelektualët dhe njerëzit e mirë të këtij vendi po e mbështesin vizionin tonë politik

Edhe gjatë ditës së sotme kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me degët e partisë si parapërgatitje për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Gazeta Blic.

Limaj në shkrimin e tij në Facebook thekson se gjatë takimeve me kryetarët e degëve ka parë gadishmëri të madhe për të shpalosur projektin anekënd vendit për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona kombëtare.

“Intelektualët dhe njerëzit e mirë të këtij vendi po e mbështesin vizionin tonë politik, që ka për qëllim mbrojtjen e shtetit nga çfarëdo rreziku që mund t’i kanoset” shkruan Limaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Vazhduam edhe sot takimet mobilizuese me përfaqësuesit e disa prej degëve të Nismës Socialdemokrate lidhur me parapërgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Edhe në takimet e sotme pash vullnet dhe gatishmëri të madhe të përfaqësuesit e degëve tona për të shpalosur projektin tonë anekënd vendit për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona kombëtare.
Intelektualët dhe njerëzit e mirë të këtij vendi po e mbështesin vizionin tonë politik, që ka për qëllim mbrojtjen e shtetit nga çfarëdo rreziku që mund t’i kanoset.

Related Articles

Back to top button
Close
Close