Sport

LeBron James spektakolar, Lakers eliminojnë Denverin dhe prekin finalen e madhe pas një dekade

Los Angeles Lakers janë skuadra e parë finaliste në NBA.

Ekipi nga Kalifornia ka eliminuar pa shumë mund edhe Denver Nuggetsin (4-1), për ta fituar finalen e Konferencës së Perëndimit.
Me fitoren e mbrëmshme me 10 pikë diferencë 117:107, Lakers bëhet skuadra e parë finaliste e këtij edicioni.
Të besuarit e Vogel në finale do ta presin fituesin e duelit Miami Heat – Boston Celtics (3-2).

LeBron James ka qenë spektekolare duke e mbyllur takimin me ‘Triple-Double’, shënoi 38 pikë, 16 kërcime e 10 asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Anthony Davis që shtoi 27 pikë e pesë kërcime.
Ndërkohë takimin me pikë dyshifrore e mbyllen edhe Alex Caruso e Danny Green që shtuan nga 11 pikë.

Për Lakers kjo është hera e 32-të që arrin në finalen e madhe të NBA-së, teksa ka të fituar 16 trofe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close