LajmeMaqedoniTopLajm

Kushtet e Lidhjes Demokratike për vazhdimin e koalicionit me LSDM-në në Qeveri

Këto janë disa nga kushtet e Lidhjes Demokratike  të Pavle Trajanovit për vazhdimin e koalicionit me LSDM-në në Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Trajanov mes tjerash kërkon reforma në gjyqësor.

  1. Reformat në sistemin gjyqësor përmes rishikimit të punës së të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve,
  2. Miratimi i një ligji për luftë kundër krimit të rëndë dhe korrupsionit të lartë,
  3. Miratimi i një programi të veçantë për të rinjtë me arsim të lartë përmes punësimit në sektorin publik ose privat, me financim nga Buxheti i RM V-së për të paktën një vit.
  4. Reforma e legjislacionit zgjedhor përmes ndryshimeve ndërhyrëse në ligjin ekzistues zgjedhor, i cili në vend të gjashtë njësive zgjedhore, të vendoset vetëm një, me model proporcional dhe pa prag zgjedhor (Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë në Procedurë Parlamentare).
  5. Bisedimet me BE-në dhe Republikën e Bullgarisë duhet të zhvillohen në bazë të një platforme përgatitore dhe Rezolutës tashmë të miratuar nga Kuvendi  i RMV-së, e cila përcakton vijat e kuqe në negociata.
  6. Liria e mediave dhe lufta kundër lajmeve të rrejshme…

Related Articles

Back to top button
Close
Close