LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Bechtel e ka ofertën gati për Korridorin 8, Qeveria sot vendos për ekipin negociator

Bechtel do t’i dalë zot ndërtimit të Korridorit 8, është shprehur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21 duke njoftuar se sot Qeveria do të vendosë edhe për ekipin që do të udhëheqë negociatat me kompaninë turko-amerikane për angazhimin e sa në ndërtimin e autostradave në Maqedoninë e Veriut.

“Nesër, në mbledhjen e Qeverisë do ta përcaktojmë ekipin negociator me Bechtel-in, i cili tashmë e ka ofertën gati.. pengesat ligjore i kemi hequr të gjitha dhe do të ulemi e do të negociojmë në mënyrën më transparente të mundshme me konzorciumin Bechtel – Enka. Shpresoj, mos më zini për fjalë, tenderi për zgjedhjen e konsulentit të përfundojë diku në fund të janarit”, tha Grubi duke sqaruar se konsulenti do të negociojë mes Bechtel-it dhe Qeverisë në mënyrë që të sigurohet kontrata më e mirë e mundshme për realizimin e Korridorit 8.

“Pas nënshkrimit të kontratës, po shpresojmë diku, në mes të marsit apo prillit të vendoset edhe gurthemelit dhe të fillojë ndërtimi i rrugës së bashkimit midis Bllacës dhe Qafë Thanës”, shtoi më tej Grubi në ClickPlus në TV21.

Related Articles

Back to top button
Close
Close