LajmeRajonTopLajm

Kurti: Barrikadat kanë qenë më shumë kundër Rashiqit dhe Trajkoviqit se kundër meje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se barrikadat në veri kanë qenë më shumë kundër Nenad Rashiqit dhe Rada Trajkoviqit se sa kundër tij.

Ai ka thënë se ato nuk kanë qenë aq shumë kundër Qeverisë.

“Këto barrikada nuk kanë qenë aq shumë barrikada kundër Qeverisë. Sa për bindjen time kanë qenë barrikada kundër pluralizmit politik të komunitetit serbë në Kosovë”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se pluralizimi që po lind është përjetuar rëndë, duke iu referuar barrikadueseve.

“Kanë qenë barrikada kundër Nenad Rashiqit, Rada Trajokoviqit mbase më shumë se sa barrikada kundër Albin Kurtit. Ata e kanë përjetuar tepër rëndë faktin që po lind pluralizimi në mesin e serbëve në Kosovë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close