KulturëLajme

Valmir Aziri interviste për radio Shkupin

Intervista ime për Radio Shkupin, mbi Teatrin Muzikor, realizimin e projekteve në vitin 2022 dhe planet e vitit 2023.
1. Cilat ishin momentet më të rëndësishme/veçanta sa i perket jetës kulturore-artistike te shqiptarët e RMV?
Viti 2022 solli shumë gjëra pozitive në rafshin e kulturës gjegjësisht tek kultura shqiptare. U çliruan Institucionet nga të gjitha sanksionet e restriksionet që erdhën si pasojë e pandemisë. Publiku u kthye në Teatër, u kthye në Galeri e në sallat e koncerteve, në Filharmoni, në Operë dhe do të kisha thënë që momenti më i rëndësishëm i cili përmbylli këtë vit të suksesshëm për shqiptarët në RMV është Krijimi i Teatrit Muzikorë, një Institucion i cili rrumbullakson Institucionalozilimin e kulturës shqiptare. Nuk duhet lënë pas edhe të arriturat e Ansamblit në përgjithësi, falë punës së palodhëshme të Ansamblistëve dhe drejtorit të këtij Institucioni z.Shkodran Tolaj, të cilët erdhën me dy çmime ndërkombëtare si ai nga Hungaria dhe ai nga Turqia që është një dëshmi për punën e tyre. Teatri shqiptarë, u rikthye fuqishëm në skenën e RMV-së dhe në skenën ndërkombëtare gjithashtu, me shfaqje shumë të suksesshme, Galeria Kombëtare dhe Galeria e Tetovës, me ekspozitat e tyre kanë arritur që të rikthejnë vizitorët në të gjitha sallonet e ekspozimit.
2. Themelimi i teatrit muzikor në Tetovë është padyshim një moment historik, cfarë pritet që ky Institucion të ndryshoj në jetën kultuore në Tetovë? Teatri Muzikor është planifikuar gati tre vite për tu vë në funksion, ngaqë në një farë mënyre në kontekst të muzikës serioze të xhezit, operës, baletit, të Teatrit të Fëmijëve duheshte të mendohet dhe të krijohet një Institucion i cili do të ngërthente të gjitha këto lëmi në një ombrellë dhe kështu u vendos krijimi i këtij Institucioni, që ndërthur muzikën, dialogun e folur, aktrimin e vallëzimin. Në këtë teatër, do të zhvillohen format muzikore skenike siç janë, shfaqjet muzikore për fëmijë, opereta, koncerte opera, mjuzikla, baleti klasik dhe modern e me radhë. Në aspekt të kësaj, në orkestër pritet të jenë 41 pjesëmarës, 23 instrumentist, 18 harqe, 8 frymorë, 2 perkusione, 2 pianistë, plus 6 instrumente të muzikës së re, dirigjent koral, dirigjent orekstral me dy asistentë. Sektori vokal do të ketë korin me 20 korist, 4 solist, tenor, bariton, bas, soprano, mesosoprano e me radhë. Sa i përket sektorit të baletit do të tentojmë që të investojmë në krijmin e këtij Institucioni pastaj një zhvillimin gradual, duke marr parasysh që kemi mungesë të kuadrove të tilla. Do të ketë staf teknik dhe organizativ, stafin udhëheqës dhe artistik, staf administrativ, në përgjithësi pritet që ky institucion të funksionojë me gati 102 të punësuar. Fillimisht do të emërohet VD drejtori, pastaj do të kalohen të gjitha format formalo juridike për tu vu në jetë ky institucion dhe besoj që deri në fund të janarit të vitit 2023 do ta kemi të qartë skeletin dhe mënyrën si do të funksionojë ky institucion.
3. Me cfare kapaciteti do të funksionoj Teatri Muzikor (formacionet orkester/kor, numri i punsimeve) dhe në cfarë hapësirash?
Ky Institucion, gjegjësisht veprimtaria e këtij Institucioni dë të jenë shfaqe afirmimi dhe promovimi të muzikës klasile xhez vokale dhe vokale instrumentale, duke iu referuar çdoherë muzikës klasile shqiptare të udhëhequr nga parimet e decentralizimit dhe shpërndarjes së kulturës, lindi nevoja e krijimit të këtij institucioni në kontekst të shtrirjes së tij dhe impaktit të këtij Institucioni në të gjitha qytetet e Maqedonisë Perëndimore siç janë Dibra ,Struga, Kërçova, Ohri dhe themelimi i këtij Institucioni do të krijojë një gravitet ku do të ndihmojë shumë gjithë ata kapacitete që dalin nga Universiteti Tetovës, por edhe nga Universitetet tjera në rafsh mbarëkombëtar dhe gjitha ato kuadro kualitative që i kemi më të diplomuar, e që do të diplomojnë në të ardhmen, duke u bërë edhe vend ku studentët e muzikës do të mund të ndjejnë, të shofin, e të prekin Institucionin e tyre të cilët në të ardhmen do të jenë të punësuar dhe do të kontribuojnë ngusht dhe seriozisht në ngritjen e këtij Institucioni. Kjo është një arritje e madhe e shqiptarëve në RMV. Ky institucion siç thash, edhe më lart është rrumbullaksimi i Institucionalizimit të kulturës shqiptare dhe mendoj që në dy dekada kemi arritur që të bëjmë shumë për kulturën shqiptare ku më herët kemi qenë të segreguar dhe nuk kemi pasur të drejtë të mbajmë edhe koncerte por qofshin edhe ato folklorike ose festive sot ne kemi Ansambël shtetëror shqiptarë, kemi Teatër shqiptarë, Galeri shqiptare, tani më edhe Teatrin muzikor shqiptarë dhe në një farë forme jemi mirë të organizuar dhe sot po kultivuojmë kulturën shqiptare nëpërmjet institucioneve rrjedhimisht kjo pastaj ka sjellë rritjen e kualitetit dhe rritjen e performancës dhe sot ne po dëshmojmë se jemi të aftë për të udhëhequr institucione si dhe për ti krijuar ata.
4. Së fundmi urimi juaj për vitin e ri dhe institucion e sapo themeluar?
Për vitin 2023, do të kisha dashur ti urojë të gjithë shqiptarët kudo që janë, që të jetë një vit i begatë, vit i arritjes së qëllimeve, realizimit të qëllimeve dhe shpresojë që pandemia të ketë dhënë gërhamat e fundit. Ti kthehemi jetës së rëndomtë, jetës së përditshme do të kisha thënë, të rrisim cilësinë e kualitetit në arsim, në kulturë, në shëndetësi e në të gjitha sferat e jetës. Institucionet shpresojë që të funksionojnë me të gjitha kapacitetet që kanë. Ministria e kulturës do të sjell besoj një program reprezentativ dhe goxha kualotativ në vitin 2023, edhe aplikimet deri tani që kemi parë janë mjaft premtuese por edhe të realizueshme. Shpresojmë që artistët do të japin maksimumin dhe ne si Ministri e Kulturës, do të jemi një krah ku të mbështeten artistët për nevojat dhe kërkesat e tyre dhe shpresojë që të arrijmë të vëmë në funksion Institucionin e sapo krijuar, dhe shpresojmë që ky institucion të na bëjë krenar ashtu siç na kanë bërë krenar institucionet tjera të krijuar viteve të fundit. Për fund, ju kisha uruar të gjithëve shëndet të mira dhe mirë u takofshim e mirë u dëgjofshim për evente të ndryshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close