LajmeRajon

Kroacia premton mbështetje për Kosovën në BE e NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas takimit sot me homologun kroat Ivan Anusiq, deklaroi se të dyja vendet ndajnë të njëjtat interesa në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Maqedonci në një konferencë për media foli mbi rolin dhe ndihmën që Kroacia ka ofruar deri më tash për Kosovën.

“Kroacia ka qenë dhe mbetet një prej shteteve më përkrahëse, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë. Prezenca ushtarake kroate në kuadër të KFOR-it ka ndikuar në ambient më të sigurt. Republika e Kroacisë ka mbështetur në trajnime dhe shkollime, por gjithashtu edhe në aspektin e industrisë së mbrojtjes”, tha ai.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anusiq theksoi mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close